Guardiola: A ka humbur kohë Arsenali? Ndoshta do të kisha bërë të njëjtën gjë...

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, duke folur për Sky Sports, e analizoi ndeshjen e barazuar 2-2 kundër Arsenalit në këtë mënyrë: “Nuk e di se sa lojtarë (të Arsenalit) kishin ngërçe, por kjo padyshim mund të ndodhë në një lojë sfiduese.

“Ne kishim Ruben (Dias), Manuel (Akanji), Erling (Haaland), por kur ata sulmonin kishin Declan Rice, William Saliba, Gabriel, Riccardo Calafiori, kështu që është shumë e vështirë. Ishin dhjetë lojtarë atje, në mbrojtje. Në fund morëm atë që meritonim”.

Për humbjen e kohës nga Arsenali: "Ndoshta do të kisha bërë të njëjtën gjë edhe unë me dhjetë lojtarë. Duhet të pyesni Mikel (Arteta) se cila ishte taktika. Ata ishin të mirë me topat e gjatë për Kai Havertz, i cili është kaq i fortë. Në fund patëm durim, patëm rastet dhe shënuam kaq”.