Ish-trajneri Erblim Fagu: Objektivi i Tiranës “Final 4”, puna e Shkëmbit do matet në fund të sezonit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Shtator 2024, 22:12
Ish-trajneri, Erblim Fagu ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin "Ora Sport" në televizionin "Ora News", nëpërmjet një lidhje të drejtpërdrejtë në "Skype", për të folur për derbin mes Tiranës dhe Partizanit.
"Ndeshje e mërzitshme, nuk na dhuroi emocione. Partizani u duk sikur nuk po luante për ta fituar ndeshjen. Nuk ishin të qartë në mënyrën sesi donin ta zhvillonin këtë takim. Edhe Tirana nuk është se bëri ndonjë lojë fantastike", tha Fagu.
