VIDEO/ Rashica protagonist me Besiktas-in, realizon super-gol ndaj Eyupspor

Sulmuesi i Kosovës, Milot Rashica realizoi gol me Besiktas në ndeshjen e kampionatit ndaj Eyupspor. Topi i goditur prej Rashicës, përfundoi në cepin e djathtë të portës, atje ku ishte i pakapshëm për portierin kundërshtar.

Ylli shqiptar i Kosovës, po gëzon një formë mjaft të mirë me Beshiktashin në këtë sezon të ri futbollistik, teksa është përshtatur mjaft  mirë me skemat dhe strategjinë e lojës të Van Bronkhorsti, ndërkohë Ernest Muci nuk është i disponueshëm për këtë takim.