Derbi i Madoninës/ Inzaghi zgjedh formacionin e zakonshëm, Fonseca “guxon” me dy sulmues
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Shtator 2024, 20:40
Derbi i Madoninës sjell emocione spektakolare mbrëmjen e sotme me derbin Inter-Milan. Inzaghi dhe Fonseca kanë vendosur për formacionin që do të hedhin në fushë.
Zikaltrit do të luajnë me vendosjen 3-5-2, duke i besuar lojtarëve që preferon gjithmonë në formacion.
Dyshja e sulmit do të rikthehet Lautaro-Thuram, ndërkohë që në mesfushë ka hapësira për Barella dhe Calhanoglu. Milani do të luajë me vendosjen 4-4-2.
Morata dhe Abraham do të jetë dyshja e sulmit, ndërkohë që Leao dhe Theo dhe pse janë kontestuar, do ta nisin ndeshjen si titullar.


