Juric debuton me fitore, Roma shkatërron Udinesen në “Olimpico”
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Shtator 2024, 21:48
Roma ngre menjëherë kokë pas largimit të Daniele De Rossit. Ekipi kryeqytetas fitoi thellë 3-0 ndaj Udineses në ndeshjen debutuese të trajnerit të ri, Juric, duke siguruar suksesin e parë sezonal në Serinë A.
Edhe pse u kontestuan përgjithësisht nga tifozët për rezultatet e dobëta të fillimsezonit, që çuan në largimin e De Rossit, verdhekuqtë dominuan me Udinesen, së cilës i shënuan tre gola.
Dovbyk e zhbllokoi rezultatin që në minutën e 19-të, i shërbyer nga El Sharaawy, me pjesën e parë që u mbyll me epërsinë minimale të vendësve.
Sapo nisi fraksioni i dytë, Dybala shndërroi në gol një 11-metërsh, me rezultatin që shkoi në 2-0. Golin e rezultatit përfundimtar 3-0 e shënoi Baldanzi në të 70-tën.

