"Alarmante, Partizani nuk bëri asnjë gjuajtje në portën e Tiranës", Alban Tafaj: Derbi më i dobët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Shtator 2024, 21:50
Ish-futbollisti i Tiranës dhe tashmë specialist në Sektorin e Edukimit në FSHF, ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin "Ora Sport" në televizionin "Ora News", për të folur për derbin mes Tiranës dhe Partizanit.
Alban Tafaj: Derbi më i dobët me përjashtim të Tiranës, në pjesën e dytë, ku u zgjua për të bërë dicka sepse i duhen edhe 3 pikëshi, më tepër me një kundërshtar dhe rival direkt historik të tyre, por më shumë për ta ndihmuar në tabelën e renditjes, sepse dhe pikët nuk i ka të plota. Ajo është një skuadër që nuk ka humbje, por është ndalut vetëm me barazime.