VIDEO/ Dimarco ‘fik’ entuziazmin e kuqezinjve, Interi gjen baraspeshën në derbin ndaj Milanit
Zhbllokohet pa u mbushur 10 minuta lojë derbi i Madoninës.
I jashtëzakonshëm Chrisian Pulicis, i cili pasi merr një top në gjysmëfushën e Interit, depërton me forcë dhe shpëjtësi drejt portës, duke nxjerrë jashtë loje edhe portierin Sommer me një goditje të befasishme.
Shpërthen në festa pjesa kuqezi e “Sa Siros”, që shpreson të thyejë mallkimin dhe të fitojë derbin e parë pas gjashtë humbjesh radhazi.
PULISIC WHAT A GOALLLLLL, LETS GOOOOOOO ❤️????pic.twitter.com/JXM3yqH1R2
— gabe???????? (@itsgabe20) September 22, 2024
Zgjat më pak se 20 minuta epërsia e Milanit në derbin e Madoninës. Dimarco, i shërbyer nga Lautaro Martinez, lëshon një diagonale të pakapshme për Maignan, 1-1.
????????| GOAL: DIMARCO WITH THE EQUALISER!!!
— CentreGoals. (@centregoals) September 22, 2024
Inter 1-1 Milan
pic.twitter.com/GZScV46CKh
NDESHJA

Prej orës 20:45 në “San Siro” është duke u luajtur derbi i Madoninës. Një duel ku vë përballë ekipet më me rivalitet në futbollin italian, ku Inter dhe Milan do të bëjnë mes tyre llogaritë për javën e 5 të Serie A.
Përplasje “titanësh”, ku të dyja skuadrat do të hyjnë në fushë vetëm për fitoren, e cila vlen më shumë se 3 pikë, vlen për prestigj dhe krenarinë e një qyteti.
Paulo Fonseka dhe Simone Inzaghi do të luajnë “all-in” vetëm për triumfin dhe kanë përzgjedhur formacionet titullare.
INTER-MILAN 1-1
Dimarko 27′ / Pulisiç 10′
Formacionet zyrtare:
Inter (3-5-2): Sommer; Pavard, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Thuram, Lautaro Martinez. Trajneri: S. Inzaghi.
Milan (4-4-2) – Maignan; Emerson, Gabbia, Tomori, Theo; Pulisic, Fofana, Reijnders, Leao; Morata, Abraham. Trajner: P. Fonseca

