Ç'po ndodh?/ Tjetër vrasje në vend, amerikani mbyt gruan dhe dy qentë me litar dhe më pas v*et ve*en (EMRI)

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme  në zonën e Treshit në Tiranë.

Raportohet se një shtetas amerikan, Matew James Wets, i cili punonte si mësues te Kolegji Amerikan, 55 vjeç ka mbytur me litar gruan e tij, dy qentë dhe më pas ka vrarë veten.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe është duke hetuar rrethanat e këtij incidenti tragjik.

Sakaq, autoritetet janë në proces të zbardhjes së motiveve dhe ngjarjeve që çuan në këtë akt të dhunshëm.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 19.08.2024, në kryqëzimin e rrugës "Valbona" me rrugën "Ramazan Ceku", është vetëvarur në banesë (të marrë me qira) shtetasi amerikan M. W., 55 vjeç, dhe si pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.