Berisha: Banorët e Thumanës dhe Fushë-Krujës po përballen dhëmb për dhëmb me regjimin. Altin Qato, ky bandit me uniformë
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka përshëndetur protestuesit e guximshëm të Thumanës dhe Fushë Krujës, të cilët kërkojnë të kenë hyrje-dalje në autostradën Thumanë-Kashar, teksa shtoi se dënon me forcë aktin banditesk të narko-komisar Qatos, i cili si një bandit i vërtetë, goditi qytetarin protestues.
Pjesë nga fjala e Berishës
Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta ju misionareve dhe misionarëve të kauzës së drejtë të shqiptarëve. Oratorëve tuaj që frymëzojnë shqiptarët me fjalët e tyre.
Të dashur miq, në emër tuaj dua t’u dërgoj një përshëndetje të përzemërt guximtarëve të Thumanës dhe Fushë Krujës që po përballen dhëmb për dhëmb me regjimin për të drejtat e tyre.
Për veprimtarinë e tyre kundër ndëshkimit që Edi Rama me lubinë e tij Balluku iu bëri me segmentin e autostradës Thumanë-Kashar.
Miqtë e mi, duhet të jesh i zhveshur nga çdo ndjenjë të marrësh përsipër t’i përjashtosh nga qarkullimi, t’u shkatërrosh bizneset dhe jetesën qindra e qindra familjeve, ndërkohë që janë ndërtuar në atë zonë autostrada shumë më të gjata dhe nuk kanë krijuar asnjë shqetësim sepse janë vendosur të gjitha hyrjet dhe daljet ashtu siç e meritojnë qytetarët.
Ky ndëshkim që i bëhet zonës së Thumanës dhe Fushë Krujës është një dëshmi tjetër se si shndërrohet në mallkim për qytetarët edhe një punë publike.
Dhe po të kemi parasysh këto janë 21 kilometrat e para që fillohen dhe mbarohen nga kjo qeveri në 11 vite të ekzistencës së saj.
Iu bëj thirrje qytetarëve të Thumanës, iu bëj thirrje qytetarëve të Tiranës, Krujës dhe mbarë Shqipërisë, solidarizohuni me çdo qytetar që mbron të drejtën.
Përshëndes përsëri fermerët e Maliqit, të cilët vazhdojnë protestat për të drejtat e tyre.
Të dashur miq, çdo e drejtë ka një çmim, çdo e drejtë kërkon një sakrificë.
Fermerët e Maliqit po e bëjnë atë, qytetarët e Thumanës po e bëjnë atë. Ndaj dhe do kenë mbështetjen e plotë të PD.
Dënoj sot me forcën më të madhe aktin banditesk të narko-komisar Qatos, i cili si një bandit i vërtetë goditi qytetarin që protestonte, që solidarizohej me protestën me të drejtë.
Me këtë rast, i them Edvin Gjipesë, se narko-komisari Qato ka fytyrën tënde, karakterin dhe moralin tënd. Jeni turpi i dheut që të dy. Garantoj narko-komisarin se për atë akt kriminal do marrë ndëshkimin që meriton. Dhe se drejtësia vonon, por nuk harron.
NE VIDEO PROTESTA E SOTME TE BERISHA


