Denoncimi te Berisha: Plazhet e Vlorës bosh. Narko-shteti zbrazi vendin nga qytetarët e turistët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Gusht 2024, 10:00
Kryetari i opozitës, Sali Berisha, vazhdon të denoncojë dështimin me turizmin në vend.
Ai publikoi pamje nga plazhet bosh të Vlorës.
POSTIMI I PLOTË
Kjo ishte gjendja në plazhet e Vlorës! Narko-shteti zbraz Shqipërinë nga qytetarët dhe turistët! Rama me korrupsion mbuloi Vlorën për 4 ditë me vello tymi, bloze, helmesh!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital.
Përshëndetje nga Vlora Doktor! Të huaj jo e jo, as shqiptarë nuk u afrohen dot çmimeve. Trishtim i madh, shqiptarët kanë ikur. Plazhi i Ri në Ujin e Ftohtë.
