VIDEO-LAJMI/ Shefi i "Rrugores" e "ndreq" trafikun me shpulla, godet pasagjerin në autostradën Thumanë-Kashar

Drejtor i Policisë Rrugore në Policinë e Shtetit, Altin Qato ka goditur me shpullë dhe ka shoqëruar një qytetar, i cili iu bashkua protestës së banorëve në autostradën Thumanë-Kashar, duke i rënë borisë së makinës. 

Sipas pamjeve të siguruara, dallohet Altin Qato i cili në kundërshtim me të gjitha rregullat dhe ligjet e uniformave blu, ka goditur me shpullë një qytetar dhe më pas ka urdhëruar shoqërimin e tij.