Gjikuria takim në Qeparo: Vëmendja tek qytetarët e bashkisë Himarë

Kandidati i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë” për kryetar i bashkisë së Himarës, Petro Gjikuria zhvilloi takimin e fundit elektoral në Qeparo.

Gjikuria i falënderoi banorët për pjesëmarrjen në këtë takim, ashtu si në të gjitha takimet gjatë këtyre ditëve.

“Përveç problemeve me infrastrukturën dhe probleme të tjera të shumta me të cilat përballen në përditshmërinë e tyre, ashtu si në çdo fshat të Bashkisë, më folën edhe për presionin që kanë nga pushteti qendror”, theksoi Gjikuria.

Gjikuria u shpreh se, “me votën e tyre të kthyer në mandat, më në fund do të kenë në Bashki një kryetar që do të kujdeset dhe do t’u shërbejë atyre dhe jo një tjetër marionetë të qeverisë”.

“Me votën e tyre të kthyer në mandat, që ditën e nesërme vëmendja do të jetë tek qytetarët e Bashkisë Himarë dhe në zgjidhjen e nevojave të tyre.

Bashkia Himarë nuk ka më kohë për të humbur! Ju falënderoj për mbështetjen dhe besimin e treguar”, theksoi kandidati Gjikuria.