Vasili: Rama do të mbulojë dështimin dhe plazhet bosh, lëshon shifra imagjinare turistësh

Në një deklaratë në rrjetet sociale, Petrit Vasili ka kritikuar kryeministrin Edi Rama për shifrat e raportuara të turistëve që hyjnë në Shqipëri përmes aeroportit të Rinasit. Sipas Vasilit, këto shifra janë të pavërteta dhe synojnë të mbulojnë dështimin e qeverisë në sektorin e turizmit.

Vasili ironizon duke thënë se turistët, në vend që të shkojnë në plazhet e njohura të vendit si Vlora, bregdeti i Jugut, Lezha apo Shëngjini, po bëjnë plazh në aeroportin e Rinasit dhe në zonat përreth si Berxulli, Prezë dhe Vorë. Ai akuzon Ramën për injorancë dhe për përhapjen e shifrave të paqena për miliona turistë imagjinarë.

Vasili thekson gjithashtu se shifrat e publikuara nga qeveria janë të pakuptimta dhe nuk përkojnë me realitetin në terren. Ai vë në dukje se plazhet e njohura të vendit janë të boshatisura, ndërkohë që shifrat zyrtare flasin për një fluks të madh turistësh.

Reagimi i plotë:

Sipas Rames i bie qe turistet bejne plazh ne aeroport ne Rinas! Rama me kurajon idiote te injorantit, qe do te mbuloje deshtimin dhe plazhet bosh leshon shifra boshe pa kuptim per miliona turiste, qe gjoja hykerkan ne aeroportin e Rinasit. Urrah!

Turistet paskan ardhur me miliona, por nuk shkojne ne plazhe se e bejne plazhin ne detin e Rinasit. Plazhet pa fund te Rinasit dhe zones perreth Berxullit, Prezes, Vores, po lene bosh Vloren, Bregdetin e Jugut, Lezhen, Shengjinin etj plazhe nga jugu ne veri.

Pa llogaritur ketu edhe plazhet e Tiranes,Kamzes dhe Vores qe edhe ato po thithin miliona turiste. Jepi vazhdo e fol budalleqe Edi Rama, vazhdo genje pa pushim, po keto nuk i shtojne turistet.

Do mënd kjo pune dhe ti mend nuk ke. Do zanat kjo pune dhe me nje shkollepak si ti nuk behet turizmi. Do ndershmeri kjo pune dhe me hajduterira e me lloj lloj trafikantesh qe pastrojne para' s'behet turizmi o Ramë.

Ndaj lere Dhermiun Edvin dhe shko lahu ne plazhet e Rinasit si miliona turistet e tu imagjinare se e edhe me afer!