“GALERIA BY TEG” NË JUG/ Festë në destinacionin më të ri të blerjeve në bregdet

Sot kremtojmë hapjen e qendrës së parë tregtare të jugut, “Galeria by TEG”.

“Galeria by TEG” është ndërtuar bazuar në atributet e bregdetit më të bukur të Rivierës joniane, Palasës, një investim ky që shënon suksesin e radhës në rrugëtimin avangarde të “Green Coast”.

“Green Coast” është investimi më i madh turistik në Ballkanin Perëndimor, një destinacion elitar që për qëllim ka të ofrojë gjithçka në formë eksperience, si një simbol i modernes, dinamizmit dhe relaksit. 

Festa në destinacionin më të ri të blerjeve në bregdet pret të ketë pjesëmarrës të shumtë, si klientë të qendrës, bashkëpunëtor biznesi, njerëz të medias, influencera që përshëndetën me entuziazëm këtë sipërmarrje të re, që i mungonte “puzzle”-t të shërbimeve të “Green Coast”.

Kjo qendër tregtare ka si aktorë kryesorë të saj markat më të rëndësishme për të plotësuar nevojat e gjithë banorëve të zonës, atyre që shpenzojnë kohë për të kaluar pushimet, atyre që janë në udhëtim, apo atyre që duan të vijnë të bëjnë pazar duke shijuar bregdetin dhe eksperiencën e natyrës.

Siç është “SPAR”, për të plotësuar nevojat ditore të të gjithëve, do të ketë gjigantin e elektronikës në Shqipëri që është “Neptun”; do të ketë zgjedhje në veshje, në aksesorë si dhe disa shërbime të nevojshme për një qendër të këtij lloji.

“Galeria by Teg” për datat 29 dhe 30 qershor do të ketë oferta të dedikuara ndaj fton të gjithë ta vizitojnë.

“Galeria by TEG” është një derivat i frymëzuar nga eksperienca ekselente e qendrës tregtare TEG, e cila është qendra më e madhe dhe më e vizituar në vend.

“Galeria by TEG” është pjesë e grupit “Balfin”, grupit më të madh financues në rajon.