Merr flakë mjeti lundrues në Vlorë, zjarrfikësit ndërhyjnë në mënyrë urgjente
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Qershor 2024, 21:42
Një mjet lundrues në Vlorë është përfshirë nga flakët. Bëhet me dije se një “jet sky” që ndodhej pranë një servisi në rrugën transballkanike ka marrë flakë.
Gjithashtu me ndërhyrjen e shpejtë është bërë e mundur edhe shuarja e zjarrit pa shkaktuar dëme të mëdha. Ndërkohë në vendin e ngjarjes ndodhet policia dhe ekipe zjarrfikëse dhe vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.
