Arrestohet 26-vjeçari që dhunonte vazhdimisht të atin, nën hetim e reja që dyshohet se "ngriti dorën" ndaj nënës në Shkodër
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Qershor 2024, 14:19
Komisariati i Policisë Malësi e Madhe arrestoi shtetasin E. M., 26 vjeç, banues në Bajzë, pasi dyshohet se në mënyrë të përsëritur ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij.
Komisariati i Policisë Shkodër referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. K., 38 vjeç, banues në Shkodër, pasi dyshohet se ka dhunuar një 54-vjeçare, për motive të dobëta.
Komisariati i Policisë Vau i Dejës referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen R. Zh., 27 vjeçe, banuese në fshatin Hajmel, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së saj.
