“Shitje fiktive “ Si Arben Ahmetaj përfitoi 270,000 euro nga Besmir Prifti dhe Sonila Goxhaj

Prokuroria e posaçme ka evidentuar një pallat i ndërtuar nga shoqëria Sheron shpk, e cila rezulton të regjistruara dhe apartamente që i takojnë Albina Mançka, por ne emrin e shoqërisë Sheron sh.p.k.

Konkretisht rezulton qe ne seksionin i te jenë regjistruar: Pasuria Apartament ZK 3292, nr. pas 65/211/ND+/-21 sipërfaqe totale 108.7 m2, me shënimin që vendoset hipoteka ligjore në favor te pronarëve të truallit deri ne realizimin e kontratës se shkëmbimit:

Pasuria Apartament ZK 3292, nr. pas 65/211/ND+1-22 sipërfaqe totale /38.3 m2, me shënimin që vendoset hipoteka ligjore ne favor te pronarëve te truallit deri ne realizimin e kontratës se shkëmbimit;

Pasuria Apartament ZK 3292, nr. pas 65/211/ND- 1-23 sipërfaqe totale 157.8 m2, me shënimin qe vendoset hipoteka ligjore nè favor te pronarëve te truallit deri ne realizimin e kontratës se shkëmbimit.

Gjithashtu nga këqyrja e realizuar përgjatë këtij hetimi, ne muajin prill 2023, ka rezultuar se pallatin në fjale, është i ndërtuar dhe i banueshëm, pasi janë konstatuar familje qe banojnë në të.

Përsa me siper, nga tërësia e te dhënave të administruara vlerësohet, se shitja ndaj shtetasve Besmir Prifti dhe në vijim Sonila Goxha, janë "shitje fiktive", të kryera me qellim për te qarkulluar dhe justifikuar shumat e parave, qe nuk justifikohen me të ardhura te ligjshme te shtetasve Arben Ahmetaj dhe Albina Mancka.

Gjithsej shuma prej 270 000 euro e paguar nga shtetasi Besmir Prifti dhe Sonila Goxhaj, janë përfitim i paligjshëm i marre nga shtetasi Arben Ahmetaj, në formën e mites, ne kuadrin e ushtrimit te funksionit te tij si funksionar i larte, Ministër i MZHETS dhe Ministër i Financave gjate kohës se dhënies se procedurave te koncesionit te mësipërm.

Këto para vërtetohen se janë dhënë nga shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mertiri, nga shoqëritë e kontrolluara prej tyre nëpërmjet shtetasve Besmir Prifti dhe Sonila Goxhaj kjo e fundit bashkëjetuese e shtetasit Sokol Meqemeja, pjese e shoqërisë Building Construction & Green Energy sh.p.k.