Kërkoi heqjen e sekuestros së kompanisë “DAMM” shpk, Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e e Valter Begajt, ortakut të Evis Berberit

Apeli i GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Valter Begajt për heqjen e sekuestros së kompanisë “DAMM” shpk.

Vendimi u mor këtë të mërkurë nga togat e zeza, ndërkohë që shkalla e parë pritej të shqyrtonte një tjetër kërkesë të Begajt, atë të zbutjes së masës së sigurisë, por seanca u shty në një tjetër datë, për shkak të mungesës së prokurorit.

Në GJKKO, Begaj kërkonte ndryshim të masës, nga “arrest në burg”, në një masë më të lehtë sigurie.

Pak ditë më parë, trupa gjykuese në shkallë të parë liroi nga qelia Ervis Lamin, bashkëpunëtorin e Begajt, të cilët u vendosën në pranga së bashku me Evis Berberin, ish drejtorin e ARRSH në muajin mars të këtij viti.

Lami u la në masën “arrest në shtëpi”, ndërkohë që Beberi dhe Begaj vijojnë të qëndrojnë në qeli, si persona të dyshuar se kanë kryer veprën e korrupsionit dhe atë të pastrimit të parave.