Kamioni me ngarkesë rrëzohet në Qafë- Thanë, shkak dyshohet shpejtësia

Aktualisht një korsi e Qafë Thanës është e bllokuar, por qarkullimi kryhet lirshëm.

Policia ndodhet në vendngjarje ndërsa pritet një vinç i specializuar për te bërë largimin e kamionit nga rruga.

Nuk dihen shkaqet e aksidentit, por grupi hetimor po dyshon tek shpejtësia e lartë në kthesë.

Fatmirësisht ne momentin e rrëzimit në korsinë e kundërt në zbritje të Qafë Thanës nuk ka pasur automjet.