FOTOT BRENDA VILËS 73/ Albina Macka perdet i do me pult, e ndërsa oxhakun e do me xham

Për vilën në Palasë, Albina Mancka kujdesej për arredimin e saj. Madje, ajo kishte hapur një grup në rrjetin social “Whataspp”, ku pjesë ishin punonjësit që do të merreshin me arredimin e vilës 73.

Në datë 01.08.2020, ora 9:15, Albina pasi përshëndet anëtarët e grupit, u tregon atyre se ka disa “urgjenca”, të cilat kërkon t'ju japë drejtim.

Ajo  i pyet  nëse: perdet në katin e poshtëm mund të bëhen me pult (hapjen dhe mbylljen e tyre), kërkon një  zgjidhje për pasqyrën e shkallëve ,  e fundit  lidhet me oxhakun pasi Albina duhet të vendosë televizorin (sipër oxhakut).

Në orën 7:40 PM, të datës 02.08.2020, Albina përshëndet sërish grupin dhe lë porosi për ditën e nesërme. Albina kërkon nga Jona që gjëja  e parë që duhet të bëjë ishte plani i Guest House-it (plani elektrik, ndriçim, mobilim) dhe sistemimin e ndriçimit jashtë.

Në datë 03.08.2020, ora 12:20 PM, Mira i dërgon Albinës një dokument në formatin “PDF” i emërtuar “Preventiv 03.08.2020”, në të cilën gjendet Porosia Nr. SORD 283815 datë 03.08.2020 nga Abla Elettrica.

Në këtë porosi janë listuar me Nr. Rendor 1-10 disa produkte të ndryshme si ndriçues, spote, shirit led etj me vlerë totale 447,735.29 lekë.

Vihet re se nga komunikimet Albina i dërgon shpesh foto të  ambjetit të Vilës 73 për të cilën gjatë punimeve vërehen probleme me parketin, me pllakat etj.

FOTOT BRENDA VILËS 73/ Albina Macka perdet i do me pult, e ndërsa

Ofertë me Nr. Serial ORD181187, me Nr. Oferte PST079444, datë 04.08.2020, lëshuar nga Brunes Shpk, me ofertëmarrës: "Albina Vila 37 TR". Në këtë ofertë paraqitet produkti "double leto", në vlerën  totale 340 euro.

Në orën 5:10 PM, datë 04.08.2020 Albina ka dërguar një fotografi, e cila paraqet pamje të një oxhaku me xham të tejdukshëm, ku sipër tij gjendet një hapësirë ku ka priza dhe kjo hapësirë shërben për vendosjen e televizorit.

Konstatohet se objekti nuk është ende i banueshëm, dallohen daljet e rrymës elektrike të cilat nuk janë mbyllur ende, objekti është i palyer.

Në datë 04.08.2020, ora 5:12 PM, Albina dërgon në grup dy fotografi të cilat në pamje të parë duken që janë kapur nga brenda Vilës Nr. 73.

Fotografia e parë tregon pamjen përpara oxhakut dhe televizorit, ambienti i brendshëm është i stukuar por ende i palyer, është shtruar me pllaka.

Nga kjo foto dallohet dhe një pjesë e pamjes së jashtme përpara vetratës, ku dallohet që nuk është sistemuar ende, dallohet një pjesë e betonuar por që nuk është shtuar me pllaka.

Në foton tjetër të dërguar nga Albina, brenda dallohet një kuti kartoni TV, rrugica, tapete, dhe nga ana e vetratës dallohet që oborri po sistemohet me dhe, gjendet një kokë vinçi dhe një pjesë grope si ajo e pishinës.

Në datë 06.08.2020, ora 3:47, Albina dërgon një mesazh te anëtarët e tjerë të këtij grupi në whatsapp , ku shprehet e gëzuar për rezultatet e arrira.

Albina shprehet se “la dolëm!”; “Sonte do të flemë tamam në shtëpi” i falënderon për durimin e treguar pavarësisht se ajo ndryshonte shpesh-herë mendje, si dhe i fton të tre (Blerti, Jona dhe Mira) në Vilën me Nr. 73.

Në datë 06.08.2020, ora 7:50 PM e në vijim, Albina dërgon tre foto e cila në pamje të  parë. duket që është fotografuar nga aparati celular e më pas janë bërë vizatime mbi të Albina ka shpjeguar në grup se: “Po shikoja e po mendoja”, për pozicionimin e pishinës në raport me betonin.