Artan Hoxha: PD-ja nuk ka krizë lidershipi, ishte në prag të vetasgjësimit falë edhe përpjekjeve të regjimit, por e kaloi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Qershor 2024, 21:35
Analisti Artan Hoxha në studion e emisionit “Ora e Betit” në “Ora News” u shpreh se në Partinë Demokratike tashmë nuk ka krizë në lidership.
“PD-ja e ka të qartë se kush është kryetari i saj, kë ka kryetar të grupit parlamentar, kë ka Sekretar të Përgjithshëm.
PD-ja ishte në prag të vetëasgjesimit kjo me ndihmën edhe të regjimit.
Dhe tani e ka kaluar këtë fazë dhe është në fazëbn e rishëndoshjes dhe ardhjes në një formë të duhur që duhet të përballojë sfidën e zgjedhjeve të ardhshme”, u shpreh Hoxha.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “ORA E BETIT” NË “ORA NEWS”

