E rëndë/ Konsumoi mbidozë medikamentesh, ndërron jetë 43-vjeçarja

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Klos. Një 43-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e një mbidoze medikamentesh.

Shtetësja me iniciale V.Z. dyshohet se konsumoi një sasi të konsiderueshme medikamentesh mjekësore antidepresiv në orët e para të mëngjesit të sotëm në banesën e saj.

Pasi u dërgua në spitalin “Nënë Tereza” për mjekim, ajo ndërroi jetë.

Sakaq policia ka nisur hetimet lidhur me ngjarjen ku dyshohet se ngjarja e rëndë lidhet me vetvrasjen.