Balliu: Protesta mbyll rrugët e mëtejshme të mashtrimit e të sundimit të krimit të organizuar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Qershor 2024, 18:34
Shefi i organizmit në PD, Klevis Balliu në një postim në rrjetet sociale shprehet se protesta mbyll rrugët e mëtejshme të mashtrimit e të sundimit të krimit të organizuar.
Postimi i Balliut:
Protesta, e frymëzuar nga vullneti i luftës kundër narkoshtetit, ngjall shpresë te Shqiptarët dhe çjerr hipokrizinë, duke lënë zbuluar Ramën me dashurinë tragjikomike për vetveten.
Protesta mbyll rrugët e mëtejshme të mashtrimit e të sundimit të krimit të organizuar.
Ndaj të Enjten ora 10.00 bashkohemi në një goditje tjetër asfiksuese kundër narkoqeverisë!
