Protesta e 10-të në FOTO/ Goma në vend të molotovit, çfarë s’u pa nga përplasjet para Bashkisë së Tiranës
Në protestën e 10-të të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit dhe të Opozitës përpara Bashkisë së Tiranës molotovi u zëvendësua me goma. Flakët dhe tymi shkaktuan kaos dhe përplasje mes protestuesve dhe policisë, ndërsa edhe një herë u kërkua dorëheqja e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj
Molotovët munguan në protestën e 10 të opozitës të mbajtur këtë të martë para bashkisë!
Këto goma të vjetra u sollën që në fillim të tubimit.

kur u tentua vënia e flakës policia ndërhyri të ndalonte zjarrin ende pa u ndezur.
Ky akt i policisë u pa si provokim nga protestuesit dhe deputetët.
Pavarësisht përpjekjeve të efektivëve gomat u ndezën.

Tymi dhe flaka shkaktuan kaos.

Protestuesit tentuan të largojnë rrethimin prej hekuri, por me sukses të pjesshëm!

Nga podiumi u kërkua dorëheqja e kryetarit të bashkisë Erion Veliaj.

Protesta e radhës u lajmërua të hënën e ardhshme, për shkak se të martën në Gjykatën e Apelit mbahet gjyqi për vulën dhe logon e Partisë Demokratike, proces që ende pas 3 vitesh nga kriza e së djathtës nuk është mbyllur.
