Komisioni TIMS/ Balla mbërrin për të dëshmuar në 15:00, pritet edhe Rrumbullaku e Muça
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Qershor 2024, 14:54
Sot në orën 15:00 mbahet komisioni i TIMS, ku do të dëshmojnë Taulant Balla, Muhamet Rrumbullaku dhe Ervin Muça.
Mësohet se të gjithë deputetët anëtarë të komisionit të Opozitës janë pajisur me certifikatat e Sigurisë.
Mbledhja më herët është shtyrë pasi Balla, Rrumbullaku dhe Muçi thanë se kanë informacion sekret dhe nuk mund të dëshmojnë për shkak se deputetët e komisionit nuk kanë certifikata të sigurisë.
Marrja në pyetje do të zgjasë disa orë sot.
