NË GARË PËR ARMATIME/ Shqipëria e vetme që nuk prodhon municione

Shqipëria është e vetme në rajon që nuk prodhon armë e municione duke mos përfituar nga kjo industri. Për këtë qëllim me ndryshimet në ligj propozohet krijimi i një kompanie ku do të jetë pjesë shteti shqiptar por do të ftohen në bashkëpunim kompani të mëdha ose vende anëtare të NATO-s

Në garën për prodhimin e armatimeve ushtarake, Shqipëria do të ftojë jo vetëm kompani të njohura në këtë fushë, por edhe vende anëtare të NATO-s.

Në Komisionin e Sigurisë përfaqësuesit e Ministrisë së Mbrojtjes sqaruan projektligjin e paraqitur mbi vënien në funksionim të kësaj industrie.

“Lidhur me te ardhmen e kombinatit, Ministria e Mbrojtjes ka ndërmarrë nismë ligjore për rivitalizimin e uzinave ushtarake. Nisma ka qëllim krijimin e një shoqërie shtetërore për prodhimin, demilitarizimin dhe tregtimin e armëve, municioneve, pajisjeve dhe teknologjive ushtarake, si dhe përcaktimin e rregullave për funksionimin e saj.

Hartimi i këtij pr.ligji është bërë nga Ministria  e Mbrojtjes, shtabi i FA dhe drejtuesit e uzinave ushtarake. Është vlerësuar dhe një raport fizibilitetit nga agjencia e prokurimeve të NATO-s.

Nisma është hedhur për konsultim publik. Përmes kësaj nisme do të kemi një qasje të qartë ndaj ndërmarrjeve ushtarake”, theksoi zëvendësministri i Mbrojtjes, Enkelejd Joti.

Për kryetarin e komisionit, Nasip Naço vendi ynë është nga të fundit që nuk përfiton nga ky prodhim.

NË GARË PËR ARMATIME/ Shqipëria e vetme që nuk prodhon

Në 30 vite ekspertët në të tre zonat ku prodhoheshin municione dhe armatime janë larguar.

Me rikthimin e industrisë shpresohet rikthimi i tyre, por edhe trajnimi për tu përshtatur me teknologjinë moderne.

PAGAT E PRAPAMBETURA

NË GARË PËR ARMATIME/ Shqipëria e vetme që nuk prodhon

Komisioni për Sigurinë Kombëtare në Kuvend, miratoi sot ndryshimet ligjore që i hapin rrugën dhënies së pagave të prapambetura për punonjësit dhe ish-punonjësit e Kombinatit Mekanik Poliçan.

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Enkelejd Joti, gjatë punimeve në Komisionin e Sigurisë, tha se nga këto ndryshime ligjore përfitojnë 4 punonjës aktualë dhe 127 ish-punonjës.

Po ashtu, Joti u bëri me dije deputetëve se Ministria e Mbrojtjes ka në fokus rivitalizimin e industrisë ushtarake dhe për këtë është hedhur për konsultim publik dhe pr/ligji përkatës.

“Kombinati Mekanik i Poliçanit rezulton me humbje. Thellimi i humbjeve ka qenë nga viti në vit. Mungesa e aftësisë paguese tregon se kjo ndërmarrje nuk është më rentabël. Ministria e Mbrojtjes për zgjidhjen e kësaj problematike ka propozuar ligjin për “Për financimin e detyrimit të prapambetur të pagesës së punonjësve dhe ish-punonjësve të Kombinatit Mekanik Poliçan””, tha Joti.

“Qëllimi i ligjit është saktësimi i procedurave për trajtimin financiar për punonjësit dhe ish- punonjësit e kombinatit mekanik Poliçan sipas listës pagesave për vitet janar 2017-dhjetor 2023, duke përjashtuar gjobat dhe kamatvonesat e krijuara në sistem nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, pasi janë detyrime që nuk prekin interesat e punonjësve dhe ish- punonjësve të këtij kombinati”, shtoi Joti.

“Me këtë ligj përballohen efektet financiare për katër punonjës aktual deri në 2023, si dhe 127 ish-punonjës të palikuiduar për periudhën shkurt 2017-31 dhjetor 2020. Gjobat e kamatvonesat e këtij kombinati do të merren parasysh në vijim”, nëvnvizoi Joti.

NË GARË PËR ARMATIME/ Shqipëria e vetme që nuk prodhon

Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinant Xhaferaj, tha se: “në parim fakti që po merermi me këtë pr/ligj është dëshmi konkrete se çfarë lloj degradimi ka administrata e Ministrisë së Mbrojtjes, jo vetëm e tanishmja, por edhe të shkuarat. Kush na garanton që pas 3 vitesh nuk do mblidhemi sërish për një ligj tjetër të tillë. Kujtohemi në 2024, që të rregullojmë vendime të pamarra në vitin 2010, 2015…etj”, u shpreh Xheferaj.

Zv/ministri i Mbrojtjes, Joti u përgjigj duke theksuar se nisma për rivitalizimin e industrisë së armatimit ka në fokus pikërisht kthimin në rentabilitet të ndërmarrjeve ushtarake dhe mënjanimin e kësaj situate.

“Është hedhur edhe tek faqja e Ministrisë së Mbrojtjes ligji për zhvillimin e industrisë ushtarake, ku vetë shteti do jetë pjesë e sipërmarrjes bashkë me partnerë të tjerë, privatë, shtetërorë, anëtarë të NATO-s për të zhvilluar këtë industri. Edhe këto uzina, siç mund të jetë Poliçani apo Gramshi, që janë potencial që mund të zhvillojnë industrinë ushtarake”, tha Joti.

Pas diskutimeve, Komisioni për Sigurinë Kombëtare i dha dritën jeshile nismës, e cila pritet të jetë pjesë e rendit të ditës të enjten në Kuvend. Efektet financiare, për detyrimet për paga dhe deklarimin e kontributeve në sistemin e-filling, janë në masën 58 500 000 lekë për pagat dhe 25 300 000 lekë për sigurime shoqërore, shëndetësore, në vlerën totale 83 800 000 lekë, të cilat do të përballohen nga fondi i alokuar për Ministrinë e Mbrojtjes, në shpenzimet korrente në programin buxhetor “Mbështetja e luftimit”, njësia shpenzuese “Komanda mbështetëse”, brenda vitit 2024.