Ministri Hasani takohet me presidentin rumun: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Qershor 2024, 15:04
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ndodhet për një vizitë zyrtare në Rumani. Ai është takuar me presidentin Klaus Lohannis dhe ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Evropian.
“Vizita zyrtare në Rumani nisi me takimin produktiv me Presidentin Klaus Lohannis. Si aleatë të NATO-s, jemi të përkushtuar për të rritur bashkëpunimin tonë për sigurinë dhe stabilitetin rajonal. Shpreha mirënjohjen e thellë të Shqipërisë për mbështetjen e palëkundur të Rumanisë për integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian”, shkruan Hasani në “X”.