Akuza për vjedhje votash nga PS? Tavo shkoi sot në SPAK jo si prefekt, por si ish-përfaqësues i LSI-së

Vangjel Tavo ka dëshmuar për rreth një orë në SPAK për një dosje siç tha që ai kishte ngritur në vitin 2021. Enigmë mbetet dosja në hetim, por në atë kohë Tavo ishte kandidat për deputet me LSI-në, ndërsa sot ka detyrën e prefektit

Prefekti i Vlorës Vangjel Tavo për rreth një orë është paraqitur në ambientet e SPAK.

Pas dëshmisë sqaroi se u paraqit si person që ka bërë kallëzim, duke përjashtuar thirrjen për çështje të tjera.

Pa dhënë detaje mbi dosjen, u shpreh se bëhet fjalë për një padi të ngritur prej tij 3 vite më parë

Në atë kohë Tavo ka qenë pjesë e LSI-së të drejtuar në atë kohë nga Monika kryemadhi.

Ndërsa në zgjedhjet parlamentare u ngritën edhe akuza për blerje të votave në Gjirokastër.

Megjithatë nuk është e qartë nëse padinë Tavo e ka ngritur ndaj zyrtarëve socialistë të kohës apo për ish funksionarë të qeverisë “Berisha”.