Mbyllet protesta/ Protestuesit heqin gardhin dhe bëjnë thirrje: Të enjten të gjithë përpara Kuvendit

Protesta e dhjetë e qytetarëve përpara Bashkisë së Tiranës është mbyllur mes tensioneve.

Protestuesit kanë hequr gardhin metalik që rrethonte godinën.

Po ashtu ata i kanë vendosur zjarrin disa gomave në shenjë revolte dhe kanë hedhur molotovë.

Në mbyllje të protestës është bërë thirrje për pjesëmarrje masive të enjten në protestën e orës 10:00 përpara Kuvendit.

Kurse protesta e radhës përpara Bashkisë së Tiranës do të jetë në orën 11:00 më datë 10 qershor.