Selena Gomez gati për tu sakrifikuar për karrierën

Selena Gomez nuk e përjashton mundësinë që të zhvishet nudo për të ecur përpara në karrierën e saj.Bukuroshja 20-vjeçare, e cila ka qenë një shembull për të rinjtë, së fundmi po tregon një anë më provokuese dhe më të nxehtë dhe ka bërë të qartë se ajo dëshiron të heqë qafe imazhin e saj si një adoleshente e urtë dhe ajo nuk ka frikë të zhveshë rrobat për ndonjë rol më serioz."Tani Selena është e rritur dhe mund të bëhet një aktore serioze dhe ta ndajë veten nga e kaluara si një yll i Disney-it dhe ajo nuk e ka problem të zhvishet nëse roli e kërkon këtë gjë", ka thënë një burim i afërt i aktores. "Padyshim se ajo do të zhvishet para kamerës, nëse roli është i duhur", ka shtuar ai.