Mund të largohen nga Shqipëria, policia kontrolle në pikat kufitare për kapjen e dhunuesve të avokat Mëngjesit

Policia ka ushtruar kontrolle ne banesat e 3 personave te shpallur ne kerkim per dhunen ndaj avokatit Sokol Mengjesi, por asnje prej tyre nuk eshte gjetur.

Policia ka dyshime se pas dhunes  Elton Kasaj, Drivald Alia, dhe Romario Tabaku të jenë larguar jashtë Tirane.

Për këtë arsye policia ka shtrirë kontrollet ne qytete te ndryshme si Puka, Shkodra (zona kufitare me Malin e Zi) si dhe ne Kukes prane pikes doganore pasi ka dyshime se mund te tentojne te largohen jashte vendit.

Policia u ka dërguar fotot dhe emrat çdo pike kufitare të personave të shpallur në kërkim.