Xhafaj: Kërkojmë të vazhdojmë betejën kundër korrupsionit në të gjitha institucionet

Deputeti i PS-së, Etjen Xhafaj në një intervistë në Ora News u shpreh se kërkojmë të vazhdojmë betejën kundër korrupsionit në të gjitha institucionet.

Xhafaj: Ajo që ne synojmë si mazhorancë është që ta shtrijmë atë që ka qenë beteja e deritanishme kundër korrupsionit tek të gjitha institucionet.

Pra ta zgjerojmë objektivin e kësaj dhe të përfshijmë edhe institucionet e tjera të cilat i mundësojnë shtetit shqiptar që të ketë një mundësi që ta drejtojnë në këtë drejtim betejën e të gjitha institucioneve, pra betejën kundër korrupsionit.

Së dyti sigurisht që të vendoset pakthyeshmëria e reformës në drejtësi dhe institucioneve të saj.

Dhe së treti sigurisht, rritja e atij që është funksioni monitorues i parlamentit shqiptar kundrejt të gjitha institucioneve që kanë kontrollin në luftën kundër korrupsionit.

Unë besoj se opozita është tejet e gabuar në këtë drejtim.

Detyra kryesore e ligjbërësve nuk është që të luftojnë njëri tjetrin duke përmendur emra të përveçëm.

Lufta kundër korrupsionit nuk është lufta kundër një personi apo disa personave që janë në gjykim.

Është një luftë kundër një sistemi apo një luftë kundër një force që është anti sistemike.