Vuante nga problemet e shëndetit mendor, 46-vjeçari gjendet i vdekur para shtëpisë në fshatin Selcë të Pogradecit, ja dyshimet e para
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Maj 2024, 08:04
Mëngjesin e sotëm, në fshatin Selcë e Poshtme, Pogradec, përpara banesës së tij, është gjetur nga familjarët, dyshohet i vetëvarur shtetasi S. O., 46 vjeç.
Nga këqyrja paraprake e trupit të këtij shtetasi, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe sipas deklarimit të familjarëve, 46-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
