Komisionet hetimore, Gjykata Kushtetuese lë në fuqi ligjin deri në një vendim përfundimtar

Gjykata Kushtetuese vendosi të rrëzojë të hënën kërkesën e opozitarëve për pezullimin e ligjit për komisionet hetimore.

Argumenti i gjykatës për këtë vendim ishte se nuk kishte emergjence dhe vendimi final për ta shfuqizuar, siç kërkon opozita, ose lëne në fuqi ligjin, do të merret shpejt.

Opozita ishte kundër këtij ligji të ri për Komisionet Hetimore, për shkak se e konsideronte atë si antikushtetues.

Sipas opozitës, ky ligj kufizonte të drejtën e saj ligjore për të kontrolluar ekzekutivin.