Ironia e Dervishit: Epoka e transparencës ... ku të gjithë i fshehin të dhënat

Analisti Lutfi Dervishi me një reagim ironik në faqen e tij në Facebook, shkruan se jetojmë në epokën e transparencës, ku gjithkush i fsheh të dhënat, përveç trajnerit të kombëtares së Shqipërisë.

"Epoka e Transparencës! KPK (Komisioni i Pavarur i Kualifikimit) nuk publikon sponsorin e një aktiviteti edhe pse ka vendim gjykate!

INSTAT nuk publikon rezultatet e Censusit që ka mbaruar në tetor 2023. Qeveria nuk publikon shpenzimet e turit të Kryeministrit në diasporën. Habitem si publikoi Silvinjo listën e futbollisteve të Kombëtares", shkruan Dervishi.