Lajçi tregon se si u fut në banesën e Berishës nën arrest: Mu duk ëndërr që u futa në konakun e tij

Në një intervistë për Ora News, aktori dhe shkrimtari Çuna Lajçi u shpreh se kishte vendosur që të vinte dhe të mbante një fjalë te rruga e Berishës, teksa ai e ka ftuar në shtëpi.

Lajçi: Sali Berishës nuk ia harroj një burrni. Ishte premiera e filmit të Kujtim Çashkut dhe ne aktorët, po prisnim në hollin e Pallatit të Kongreseve presidentin Berisha. Mua nuk më erdhi mirë që Berisha nuk kaloi nga artistët, por kur ai shkoi te salla, Berisha erdhi tek ne dhe na takoi. Pastaj më bëri edhe shtetas shqiptar.

E kisha peng në zemër se si mund t’ia kthehej të mirën këtij njeriu. Një lideri nuk mund t’ia harrojmë atë lulen e demokracisë. Zgjodha ditën të mos pajtohem me arrestin dhe burgimin e tij. Po prisja ditën që të them dy fjalë artistike për këtë njeri si përkrahje. Isha poshtë shtëpisë tij, por më thirri një njeri të telefon, dhe ishte Sali Berisha. Më tha se do të marrë dikush dhe do të më sjellë te shtëpia. Mu duk ëndërr që u futa në konakun e Berishës.