Peleshi: Trupat e Regjimentit të Këmbësorisë së Veriut në stërvitjen “EFES 24” në Turqi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Maj 2024, 15:47
Trupat e Regjimentit të Këmbësorisë së Veriut po marrin pjesë në në stërvitjen shumëkombëshe “EFES 24”, që po zhvillohet në Turqi
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi u shpreh sot se ata po stërviten me kolegët e tyre nga 36 vende të botës.
Peleshi thekson se efektivët po demonstrojnë dhe rrisin aftësitë e tyre në hyrjen në zonën e kundërshtarit nëpërmjet detit, zbarkimin në breg dhe avancimin taktik në tokë.
“Trupat e Regjimentit të Këmbësorisë së Veriut po stërviten në stërvitjen shumëkombëshe “EFES 24″, që po zhvillohet në Turqi.
Efektivët po demonstrojnë dhe rrisin aftësitë e tyre në hyrjen në zonën e kundërshtarit nëpërmjet detit, zbarkimin në breg dhe avancimin taktik në tokë”, shkroi Peleshi në rrjetet sociale.
