EMRI/ Policia "reprezalje" në Vlorë, arrestohet 25-vjeçari me precedent të mëparshëm, sekuestrohen armë, në kërkim të...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Maj 2024, 21:55
Forcat Operacionale dhe Shqiponjat në Drejtorinë e Policisë së Vlorës, aksion në qytet mbrëmjen e sotme për ndalimin e personave me rrezikshmëri.
Aksioni në disa pika të qytetit ku policia ka pasur informacion për vendndodhjen e këtyre personave.
Ndërkaq mësohet se në pranga ka rënë 25 vjeçari që lëvizte i armatosur në makinë Maringlen Hamzo.
Mësohet se Hamzo rezulton të jetë me precedent të mëparshëm kriminal. Ndërkohë që janë sekuestruar edhe armë. Aksioni vijon për ndalimin e disa shtetasve të tjerë.

