VIDEO/ Vrau policin e “Shqiponjave” në Fier, del para gjykatës Azgan Mërnica. Ja vendimi

Azgan Mërnica, 23-vjecari që vrau efektivin e policisë së Shtetit Novruz Cenalia në Batlës të Fierit u njoh sot me akuzat dhe masën e Sigurisë!

Gjykata e Fierit pas 1 ore e gjysëm ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për 23-vjeçarin, Azgan Mërnica, i cili ekzekutoi me një plumb në kokë, efektivin e forcave “Shqiponja”, Novruz Cenalia pas një konflikti të çastit.

I riu në ambientet e gjykatës ka qenë nën masa të rrepta sigurie dhe i veshur me anti-plumb për të shmangur çdo rrezik të mundshëm hakmarrjeje!

23-vjecari u vetëdorëzua mbrëmjen e së enjtes pas dy ditëve në arrati, ndërsa në dëshminë e parë në polici nuk shfaqi pendesë

Azgan Mërnica, ishte lokalizuar në një banesë, ndërsa forcat RENEA kishin paralajmëruar ndërhyrje në rast se ai nuk dorëzohej vetë.

Në dëshmi ai pranoi se e qëlloi efektivin e policisë pas një debati për lëvizjen me shpejtësi në një rrugë të ngushtë!

Azgan Mërnica qëlloi me një plumb në kokë policin Novruz Cenalia më 13 Maj në fshatin Baltëz të Fierit!

Dy të rinjtë, banues në të njëjtin fshat, u përplasën fillimisht me fjalë e më pas fizikisht për kalimin në një rrugë të ngushtë!

Nëna e 23-vjeçarit që udhëtonte bashkë me të ne makinë dhe që u bë dëshmitare e krimit tha se nuk arriti ta ndalojë pasi I biri nuk ia dëgjoi fjalën

Prej atij momenti Ai qëndroi në arrati dhe u dorëzua disa orë pasi policit 28-vjeçar, Novruz Cenaliaj, që kishte vetëm pak kohë që ishte martuar iu dha lamtumira e fundit me homazhe.