PAMJET/ Dosja “SkyEcc” - Nga vëllezërit Avdylaj, Bami, e klani Duka, policia kërkime në disa qytete të miqve dhe armiqve të Ervis Martinajt

Që në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje një operacion i gjerë po zhvillohet nga Policia e Shtetit, me urdhër të Prokurorisë së Posaçme.

Burime bëjnë me dije se janë lëshuar më shumë se 10 urdhër arreste për krim të organizuar dhe bëhet për operacion që po zhvillohet kryesisht në Lezhë, Fushë Krujë, Nikël, Kurbin, përfshirë edhe Tiranën dhe Vlorë.

PAMJET/ Dosja “SkyEcc” - Nga vëllezërit Avdylaj, Bami, e

Në Tiranë në Fresk ka pasur kontrolle, pranë shkollës “Luan Hajdaraga”, në banesat e fisit Dukaj, armiq të Ervis Martinaj.

Po ashtu, janë lëshuar urdhër arreste për vëllezërit Avdylaj në Shijak dhe kushëririn e tyre Aldo Avdylaj. ndërkohë që janë lëshuar urdhër-arreste edhe për dy vëllezërit Durim dhe Valter Bami.   

Gjithsej mësohen se janë lëshuar rreth 50 urdhër arreste.

Masë arresti është lëshuar edhe për Fatmir Hysenin alias Docja. Ky shtetas mësohet se është në kërkim për dy atentate ndaj Inez Hajrulla dhe Santiago Malkos.

Forcat e policisë që kanë zbarkuar në Lezhë, në lagjen ‘SMT’ (Stacioni i Makinave dhe Traktorëve), ku po ushtrohen kontrolle në një pallat në Lezhë.

PAMJET/ Dosja “SkyEcc” - Nga vëllezërit Avdylaj, Bami, e

Burime bëjnë me dije se në Fushë Krujë, policia ka ushtruar kontrolle gjatë natës, si edhe në fshatrat Larushk e Nikël.

Mësohet se është kontrolluar edhe banesa e Albert Zajës në Larushk, i dënuar me 19 vite burg nga Apeli i GJKKO për vrasjen e Shkëlzen Kastratit.

PAMJET/ Dosja “SkyEcc” - Nga vëllezërit Avdylaj, Bami, e
Pamje nga arrestimi i Albert Zajës

Sipas burimeve po ekzekutohen disa vendime të SPAK miratuar nga GJKKO. 

Hetimet dhe urdhër-arrestet e lëshuara mësohet se kanë ardhur pas transkiptimeve të bisedave në dosjen voluminoze "Metamorfoza" përmes kodeve të aplikacioneve "Sky Ecc" që këta persona kanë përdorur me njëri-tjetrin.

Lajmi në përditësim...