Dosja e sterilizimit/ E premtja rutinë e ish-ministrit, Ilir Beqaj paraqitet në SPAK

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është paraqitur ditën e sotme në SPAK. Beqaj, është zyrtarisht i pandehur për dosjen e sterilizimit.

SPAK ka dyshime për shkelje në procesin e koncesionit të sterilizimit me vlerë 100 milionë euro dhe afat 10-vjeçar të fituar nga biznesmeni Ilir Rrapaj.

Prokuroria thotë se në dhënien e koncesionit, të akuzuarit nuk kanë respektuar ligjin dhe kanë shpërdoruar detyrën. Ndërkohë që, sipas akuzës, Ilir Beqaj ka pasur njohje dhe miqësi të fortë me biznesmenin.