DHUNA NDAJ GAZETARËVE/ Kërkohet mbrojtja edhe nga shantazhet “on line”

Përfaqësues të shoqërisë civile dhe politikanë u bënë bashkë duke denoncuar rastet e shtuara të dhunës ndaj gazetarëve. Veç mbrojtjes ligjore, në tryezë u kërkua të ketë reagim edhe ndaj sulmeve denigruese në rrjete sociale

Shtimi rasteve të dhunës ndaj gazetarëve apo kërcënimeve në forma të ndryshme, kanë bërë që deputetja demokrate Jorida Tabaku të vijë me një propozim për ndryshim në Kodin Penal.

Në tryezën e përbashkët mes shoqërisë civile dhe përfaqësuesve të qeverisë, ajo theksoi se kjo nismë kërkon vullnet politik.

I pranishëm në aktivitet kryeprokurori Olsjan Çela renditi rastet të cënimit të gazetarëve.

DHUNA NDAJ GAZETARËVE/ Kërkohet mbrojtja edhe nga shantazhet “on

Ndryshimet ligjore u panë me skepticizëm nga ambasadori i Holandës në Shqipëri, në vend të kësaj ai theksoi ndërgjegjësimin dhe bashkëpunimin mes institucioneve.

Në konferencë, të pranishmit theksuan si të domosdoshme marrjen e hapave konkrete nga Parlamenti dhe agjencitë ligjzbatuese për të rritur më tej sigurinë e përfaqësuesve të medies dhe mbrojtjen nga sulmet denigruese ne rrjetet sociale.