VIDEO/ 4 orë në SPAK, Ëngjëll Agaçi: Isha për incineratorin e Tiranës, por kjo nuk përbën lajm

Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi është zyrtari tjetër i lartë i paraqitur në SPAK. Ai mbërriti pranë Prokurorisë së Posaçme rreth orës 10:00 të paradites të kësaj të premte.

Pas tre orë e gjysmë dëshmi, në daljen për mediet sqaroi se u paraqit për incineratorin e Tiranës, ndërsa nuk harroi të theksonte detyrimin ndaj drejtësisë.

"Isha për incineratorin e Tiranës, si person që kam dijeni. Mendoj se kjo trashme por kjo nuk mund të krijojë më lajm dhe se të gjithë do jemi në dispozicion të drejtësisë", tha ai.

Të mërkurën për të njëjtën çështje në prokurori u paraqit edhe zëvendëskryeministrja Belinda balluku, e cila qëndroi për rreth 3 orë e në dalje kërkoi që SPAK të zbardhë të plotë ngjarjen.

“Kjo dosje ka bërë pis të madh e të vogël dhe i ka ardhur koha të zbardhet, në mënyrë që të ndahet e mira nga e keqja e të ndahet puna e ndershme nga abuzimi pafalshëm”, tha ajo në dalje.

Ndërkaq në 30 prill për rreth 7 orë dëshminë e tij dha kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Për koncesionin e landfillit të Tiranës në kërkim është shpallur ish zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, si dhe aksionerët Mirel Mërtiti, Klodian Zoto dhe Stela Gugallja.

Ndërsa koncesioni tashmë ka kaluar në administrimin e shtetit.