Votimi për Rektorin, Sindikata e Universitetit: Të bëhet fushatë e ndershme dhe me programe konkrete
Sindikata e Universitetit përmes një komunikimi për mediat ka bërë thirrje që fushata për zgjedhjen e Rektorit në Universitet të jetë e ndershme dhe larg lobingjeve të sëmura e nepotizmit.
‘’Së pari sindikata bën thirrje për një fushatë me konkurence dhe me disa kandidatë në zgjedhjet për të gjitha nivelet drejtuese apo organe kolegjiale akademike.
Sindikata inkurajon konkurimin e hapur dhe dënon cdo tentativë për të bërë zgjedhjet në universitrete një farsë.
Së dyti sindikata bën thirrje që të bëhet një fushatë e ndershme me programe konkrete për zhvillimin akademik dhe institucional të Universitetit dhe njësive të tjera akademike dhe larg lobingjeve të sëmura, nepotizmave e klienetelizmit apo ndikimeve politike.
Së treti sindikata nxit komisionet institucionale zgjedhore që votimin për rektorin e universitetit të mund të organizojë në mënyrë të qendërzuar në një kuti të vetme pranë godinave qëndrore të rektorateve dhe në një liste unike zgjedhore dhe jo të shpërndara nëëpr fakultete.
Së katërti, sindikata do dëshironte mbështetjen e kandidaturave që kanë mbështetur Lëvizjen univeristare të fillim vitit 2022-2023 për paga më të mira dhe financim më dinjitoz të arsimit të lartë mëshiruar kjo në peticionin.
Duke vlerësuar rritjen e fundit të pagave në universitete sindikata pret që qeveria të indeksojë në vijëmsi inflacionin vjetor.
Sindikata gjithmonë I ka alternativat. Alternativa e parë, alternative e komunikimit me qeverinë, alternative e dytë, alternative e negociatave dhe alternative e fundit kemi të drejtën e protestës’’
