E-maili me përmbajtje kërcënuese për shkollat, dyshohet se u shpërnda në polici përmes sulmit kibernetik

Zbardhen detaje në lidhje me e-mailin me përmbajtje të dhunshme dhe kërcënimet për bomba në shkolla, që mbërriti sot në disa adresa të disa komisariateve dhe zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit.

Mesohet se dyshimet janë që e-maili është nisur elektronikisht përmes një sulmi kibernetik.