Përplasen dy automjete në Korçë, përfshihet edhe “Golfi” i parkuar. Ja shkaku
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Maj 2024, 12:16
Një aksident ka ndodhur në Kemenicë, Korçë ku janë përfshirë tre automjete.
Sipas informacioneve nga policia si fillim janë aksidentuar dy mjete ku njëra i ka prerë rrugën tjetrës dhe më pas është përfshirë dhe një mjet i tretë që ka qenë i parkuar.
Aktualisht policia po bën veprimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit ndërsa raportohet se një grua është transportuar në spital për kontroll.
Nuk raportohet për të plagosur ndërsa nga aksidenti ka dëme të shumta materiale.
