Parashikimi i horoskopit/ Astrologia tregon si do të jetë muaji maj për shenjën e Peshqve: Fat në dashuri...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Maj 2024, 12:34
E ftuar ditën e sotme, nëpërmjet një lidhjeje të drejtpërdrejtë në "Skype", në studion e lajmeve të "Ora News" ishte astrologia, Denisa Shyle, ku bëri parashikimin e horoskopit për muajin Maj.
Shyle: Peshqit do të kenë fat në dashuri, do të kenë fat përsa i përket lidhjeve të tyre. Mund të fokusohen në detaje që nuk kanë rëndësi, por kjo është diçka kalimtare. Duhet të jenë pak të kujdesshëm për veten e tyre. Zhvillimin më të madh do ta kenë përsa i përket anës së tyre materiale. Të gjitha hobit e tyre do të kthehen në materiale. Do të kenë një zbukurim përsa i përket mënyrës si komunikojnë. Për ato që kanë talente i këshilloj shumë të shkruajnë. Do të bëjnë udhëtime të shkurtra.
