Argëtim dhe udhëtime romantike me njerëz të rinj, astrologia zbulon se si do të jetë muaji maj për shenjën e Shigjetarit

E ftuar ditën e sotme, nëpërmjet një lidhjeje të drejtpërdrejtë në "Skype", në studion e lajmeve të "Ora News" ishte astrologia, Denisa Shyle, ku bëri parashikimin e horoskopit për muajin Maj.

Shyle: Shigjetari është në një ndikim pozitiv. Ndikimi më i madh pozitiv është se do të udhëtojë shumë. Mund të udhëtojë me partnerë të rinj, ose mund të njihet me persona të rinj. Ajo çfarë mund t'i këshillojë, është në lidhje me shëndetin. Janë pak më të prekur se shenjat e tjera, sidomos tek diabeti.