Muaj i vështirë për Binjakët, astrologia zbulon problemet me të cilat do të hasen

E ftuar ditën e sotme, nëpërmjet një lidhjeje të drejtpërdrejtë në "Skype", në studion e lajmeve të "Ora News" ishte astrologia, Denisa Shyle, ku bëri parashikimin e horoskopit për muajin Maj.

Shyle: "Binjakët vazhdojnë që të jenë, për fat të keq, në një fazë pak të lodhshme, sidomos përsa i përket shëndetit të tyre. Do të kenë një rregullim shumë të madh me kalimin e diellit në datën 20 maj. Pas kësaj date ato do të fillojnë të rriten dhe të shërohen si nga ana psikologjike dhe fizike. Ajo që i këshilloj është që të lëvizin sa më shumë, jo duke sforcuar veten e tyre. Të merren me aktivitet fizik sepse mund t'i ndihmojë edhe për shëndetin e tyre dhe nga ana psikologjike sepse të ç'lirojnë. Duhet të “luftojnë” për atë që meritojnë në të vërtetë. Mund të kenë vështirësi për atë çfarë kanë dhënë."