Astrologia bën parashikimin e horoskopit për muajin maj: Virgjëresha do ketë shpenzime të shumta...

Për të bërë një parashikim të zodiakut për muajin maj, e ftuar në studion e lajmeve ditën e sotme, në një lidhje në "Skype", ishte astrologia Denisa Shyle.

Shyle: Virgjëresha mund të ketë shpenzime përsa i përket vetes së saj. Do të ketë shpenzime përsa i përket shëndetit por më së shumti për rregullime estetike. Do ta ndihmojë shumë nga ana psikologjike. Edhe virgjëresha mund të udhëtoj jashtë shtetit, por ndryshe nga Luani mund ta kenë më tepër për të parë trajnime, për të zhvilluar veten e tyre dhe për t'u ndjerë mirë. Udhëtime romantike me partnerët e tyre, pra do të jenë më komfort se Luani. Ajo çfarë mund t'i këshillojë është që të kenë pak kujdes me mënyrën se si komunikojnë me partnerët e tyre sepse mund të fokusohen tek detajet që nuk janë shumë të nevojshme. Mund të sjellin konflikte të vetëshkaktuara në këtë rast.